Meta, Basha, Rama 3 orë takim virtual për emergjencën Covid-19

33

Këshillit të Sigurisë Kombëtare,ka mbajtur mbledhjen e lajmëruar, e cila ka zgjatur plot 3 orë. Mbledhja u thërrit nga Presidenti Ilir Meta për shkak të emergjencës prej koronavirusit.

Të pranishëm në mbledhje ishin Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryeopozitari Lulzim Basha, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajo e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ajo e Financave, Anila Denaj dhe koordinatori për situatën ekonomike, Arben Ahmetaj.

Një ndër çështjet e rëndësishme të diskutuara ishte edhe riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve

Qeveria shpalli mbrëmë gjendjen e jashtëzakonshme, teksa Basha bëri apel për mbylljen e bizneseve si fasone e call center.