Ballina SPORT Messi vetëm një het-trik larg Ronaldos

Messi vetëm një het-trik larg Ronaldos

Barcelona fitoi ndaj Sevillas me rezultat 2-4 në La Liga.

Ishte Lionel Messi lojtari i ndeshjes, argjentinasi shënoi tre gola dhe arriti të asistojë te goli i Luis Suarezit.

Kështu 31-vjeçari regjistroi het-trikun e 50-të në karrierë me Barçën (45) dhe Përfaqësuesen e Argjentinës (pesë).

Gjatë 50-të het-trikëve një herë arriti të shënojë pesë gola, ndërsa në pesë raste tjera nga katër gola.

Gjithsesi ylli i Barcelonës është ende një het-trik larg Cristiano Ronaldos

34-vjeçari ka arritur të shënojë gjatë karrierës së tij 51 het-trikë, gjatë me Përfaqësuesen e Portugalisë, një me Manchester Unitedin dhe 44 me Real Madridin.

CR7 ende është një pritje të het-trikut te Juventusit, ndërsa vlen të theksohet se tashmë me Zonjën e Vjetër ka shënuar 21 gola në 33 ndeshje.