Ballina Teknologji “Messenger” sjell opsionin e shumëkërkuar

“Messenger” sjell opsionin e shumëkërkuar

Më në fund edhe Messenger, aplikacioni i Facebook sjell mundësinë për të fshirë një mesazh që e keni çuar dhe më pas jeni penduar.

Duke nisur nga sot, opsioni “Remove” është i disponueshëm për të gjithë, duke ju dhënë mundësinë të fshin një mesazh të dërguar si në mesazhe individuale dhe grupe.

Por kujdes, keni vetëm 10 minuta kohë nga momenti që e dërgoni një mesazh për ta fshirë atë.