Ballina Sociale Mësojini fëmijëve “mirënjohjen”

Mësojini fëmijëve “mirënjohjen”

Shumë prindër u mësojnë fëmijëve të tyre që në moshë të hershme që të thonë “faleminderit” kur dikush i bën një dhuratë apo bën diçka të këndshme për ta.

Por, t’u mësosh fëmijëve të jenë mirënjohës çdo ditë për gjërat që kanë fat të kenë (ushqim të mirë, xhupa të ngrohtë, persona që kujdesen për ta) është akoma më e rëndësishme. Ka disa libra që mund t’ia mësoni fëmijëve me mënyra argëtuese.

“The Very Fairy Princess: Attitude of Gratitude” (mënyrat e mirënjohjes), nga Julie Andrews & Emma Walton Hamilton, ilustruar me figura nga Christine Davenier.

“The Itsy Bitsy Pilgrim”, nga Jeffrey Burton, ilustruar nga Sanja Rescek

“Giving Thanks: More Than 100 Ways To Say Thank You” (të falenderosh: Më shume se 100 mënyra për të thënë faleminderit) nga Ellen Surrey. Diçka rreth kësaj: një djalë i vogël me emrin Andi, pyetet për 10 mënyrat e pyetjeve duke filluar me “kujt do të doje ti thoje faleminderit?…duke vijuar “nëse do të bëje një dhuratë, kujt do të dëshiroje t’ja jepje?… apo nëse do të kishe një pasdite të lirë me kë do ta ndaje kohën?”

“Thankfulness To Color: Gratitude To Live And Color By” (falenderues nga ngjyrat-mënyrat e të jetuarit me ngjyra” nga Zoe Ingram). Diçka rreth ketij libri: Pas darke, së bashku me lapustilat dhe bëni punë krijuese me fëmijët tuaj. Me lapsat vizatoni lule, zogj, perime, por edhe me shume. Filloni me shpjegime të tilla si “ji i këndshëm”, “ji i matur”, “ji falenderues”, duke përfshire edhe njerëz të famshëm si, shkrimtari William Shakespeare apo John F. Kennedy.