Ballina Aktualitet Mesazhi i Ramës për opozitën: Para vitit 2021 nuk futeni në parlament

Mesazhi i Ramës për opozitën: Para vitit 2021 nuk futeni në parlament

Nga foltorja e parlamentit, kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të ketë zgjedhje të përgjithshme para qershorit të vitit 2021. Sipas Ramës, nëse opozita nuk futet në zgjedhjet lokale të qershorit të këtij viti, dëmin ja bën vetes së saj.

“Nuk do e lëmë veten në dorë të gjykimeve subjektive në qershor se ato nuk i duan negociata. Mendojnë se duke bërë këtë që po bëjnë do mund ti pengojnë negociatat. Pjesa dritë shkurtër është thjesht dëshpërim. Sot dhe në vijimësi do vijojmë avazin nuk hyjmë në zgjedhje është punë e tyre. E mira e tyre është të hyjnë në zgjedhje. Shqipërisë nuk i bëhet nder nëse siglat e atyre që janë jashtë nuk janë në fletët e votimit në zgjedhjet vendore, por qederin më të madh ia bëjnë vetes.

Zgjedhjet vendore do të bëhen në afatin e caktuar. Ideja se këtu do ketë ndonjë zhvillim dhe se do bëhet ndonjë përmbysje e rregullave të lojës, apo një kompromis ku do futet mandati që shqiptarët i kanë dhënë PS për të qeverisur pa të tjerë në prehër, është një ide ngushëlluese për të dalë prap te gardhi të enjten tjetër, por vetëm kaq. Këtu në parlament ata nuk i fut dot më ajo ide para qershorit 2021.”- tha Rama.