Ballina Aktualitet Mesazhi i fortë i Berishës, një ditë para protestës te Kryeministria

Mesazhi i fortë i Berishës, një ditë para protestës te Kryeministria

Nje dite para protestes se madhe qe ka njoftuar opozita e bashkuar, ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar nje video mesazh, ne te cilen numeron arsyet se pse shqiptaret protestojne kunder qeverise dhe Rames.

“Qeveria na ka tradhtuar, por ne nuk i tradhtojmë fëmijët tanë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka dhunuar, por ne jemi ende të fortë dhe me kurajë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka vjedhur e varfëruar, por ne kemi ende shpresa dhe ëndrra, ndaj protestojmë”- thuhet ne mesazhin e videos qe ka postuar Berisha.

Me tej, ne video lexohet: Qeveria na ka shpërfillur e harruar, por ne e kemi fatin në dorën tonë, ndaj jemi ngritur të gjithë në këmbë. Ne jemi ende shqiptarë krenarë, ne jemi ende qytetarë europianë, ne jemi ende njerëz të lirë, ndaj nuk trembemi, nuk nënshtrohemi, por ngrihemi dhe fitojmë”