Ballina Teknologji Mesazhet zanore, risia më e re e Instagram

Mesazhet zanore, risia më e re e Instagram

Së fundmi Instagram lançoi një funksion të ri dhe bëhet fjalë pikërisht për mesazhet zanore në mesazhet direkte.

Përdoruesit mund të dërgojnë mes tyre mesazhe zanore deri në 1 minutë në biseda private apo edhe biseda në grup.

Funksioni është tashmë i disponueshëm në iOS dhe Android.

Përdoruesit mund të regjistrojnë një mesazh zanor duke mbajtur shtypur butonin e mikrofonit. Mesazhi dërgohet automatikisht ku e lëshoni këtë buton.

Mesazhet zanore janë shndërruar gradualisht në metodën e preferuar të komunikimit në platforma si WeChat apo WhatsApp.