Ballina Aktualitet Mesazhet zanore boshe tregonin sasinë e drogës që donte blerësi, zbulohen detaje...

Mesazhet zanore boshe tregonin sasinë e drogës që donte blerësi, zbulohen detaje nga grupi shqiptar i drogës në Itali

Gjatë këtij operacionit u arrestuan për trafik droge 17 persona, ku 8 prej tyre ishin me origjinë shqiptare. Ata janë Amarildo Gjepali, Klajdi Vrioni, Amarildo Katundi,  Valter Gjepali,  Mehmet E., Franc Gjepali dhe Nelda Tartari.

Kanë publikuar disa detaje rreth mënyrës se si funksiononte grupi kriminal, kjo përmes përgjimit  të bisedave telefonike mes trafikantëve dhe konsumatorëve.

Për të mos u kuptuar, ata nuk e tregonin asnjëherë kohën kur takoheshin për shpërndarjen e drogës.

“Je aty”? “Ke kohë për një birrë”? “Do të darkojmë së bashku”? Këto janë shprehjet që autoritetet kanë zbuluar gjatë enkriptimit të mesazheve.

Për të treguar llojin e lëndës narkotike, trafikantët përdornin fjalën “kartonxhez” për të simbolizuar kokainën dhe “çokollatë” për marijuanën.

Për vendin e takimit ata thonin “shihemi në vendin e lodrave”. Ky vend ishte fshati Fondo në Alta Val di Non, i cili ishte edhe baza kryesore e grupit, i cili drejtohej nga vëllezërit Gjepali

Ajo që ka çuditur hetuesit ishin edhe mesazhet zanore që dërgonte grupi kriminal. Në to nuk dëgjohej asgjë, por u zbulua se zgjatja e saj tregonte sa gramë lëndë narkotike donte konsumatori.

Gjatë shkëmbimit të mallit ata përdornin makina të ndryshme.

Një rol të kyç në grup kishte edhe gruaja e vetme e arrestuar, Nelda Tartari. Sipas hetimeve pritej të hapej një tjetër bazë e grupit kriminal pikërisht në zonën ku jetonte Nelda Tartari, në Bolzano.