Mes viktimave të Vjenës edhe një 21 vjeçar shqiptar, reagojnë të afërmit:”U vra nga bashkëkombasi i tij!”

56

Nexhip Vrenezi, 21 vjeçari nga Struga është raportuar viktimë e sulmit terrorist në Vjenë.

Lajmin e kanë konfirmuar dhe të njohur të viktimës, të cilët kanë postuar në rrjetet sociale fotografinë e djalit që humbi jetën, e kanë bërë dhe dedikimet prekëse.

“Nexhip Vrenezi nga Veleshta mbrëmë u vra pas shpine nga Terroristët në momentin që ai doli për cigare para lokalit ku pinte kafe me shokë! Nuk vrasin burrat as për fe e as për komb pas shpine një të ri 21 vjeçarë! Zoti parajsën!”, shkruan njëri prej të njohurve të viktimës.

“Nexhip Vrenezi 21 vjeç u ekzekutua pa meshirë nga bashkombasit e tij terroristë. Çdokush prej nesh akoma nuk i besohet ajo qe ndodhi, nje djal i pa fajshëm, nje engjell u shkeput dhe na rrenoi zemrat të gjithëve.

Ngushllime familjes, ngushllime të gjithëve, kjo dhimbje nuk perballohet lehtë 😭”, shkruan faqja Made in Struga.