Merr fund pritja, ja kur do të prezantohet Iphone 12! Pritet gjithashtu në versionin “mini”!

58

Gjigandi i teknologjisë “Apple” ka njoftuar se të martën do të lançohet i shumëprituri Iphone 12.

Greg Joswiak, nënkryetari i Apple për shitjet, ndau njoftimin në Twitter.

Thuhet se firma ka vendosur të nxjerrë katër modele të reja iPhone 12, duke përfshirë një iPhone ‘Mini’.

Të katër modelet e reja të iPhone 12 – Pro, Pro Max, modeli standard dhe ‘Mini’ – do të mbështesin 5G, sipas LetsGoDigital.

Skajet e rrumbullakëta të katër modeleve të iPhone 12 do t’i lënë vendin linjave më të drejta për një “look”krejt të ri’, ndërsa telefonat mund të jenë edhe më të hollë.

Ato do të ofrohen në katër ngjyra – Argjend, Gri, të Gjelbër dhe Blu.