Merr fund izolimi total i Turqisë, ja çfarë pritet të ndryshojë nga dita e nesërme

28

Te dielën (16 maj 2020) ministria e Brendshme e Turqisë shfuqizoi masën e izolimit të plotë që ishte vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në vendimin e ri, që nis të zbatohet nga e hëna deri më 1 qershor, ministria tha se synon të arrijë një “normalizim gradual”.

Qendrat tregtare do të jenë në gjendje të rihapen ndërsa disa biznese do të mbesin të mbyllura, përfshirë palestrat dhe kafenetë, por restorantet do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbimin “merr me vete”.

Turqit mund të kthehen në vendet e tyre të punës por do të duhet të qëndrojnë në shtëpi nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit gjatë ditëve të javës dhe gjithë ditën e shtunë dhe e diel.

Turqia hoqi disa kufizime në muajin mars duke bërë që numri i të infektuarve me koronavirusin e ri të rritet.

Në muajin prill autoritetet vendosën masën e izolimit të plotë pas regjistrimit të deri në mbi 60, 000 raste në ditë.

Të shtunën u raportuan 11.472 raste të reja me koronavirus. Që nga fillimi i pandemisë, ky vend ka shënuar 44.537 vdekje nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi i ri.