Merr flakë një automjet në oborrin e një banese

38

Një automjet është djegur në lagjen “Skënderbej” në qytetin e Elbasanit. Mjeti ishte parkuar në oborrin e shtëpisë së Shaban Dokut, i cili është edhe pronari i makinës.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, ndërkohë që forcat zjarrfikëse janë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.