Ballina Aktualitet Merr flakë makina në lëvizje pranë qendrës tregtare, personat brenda mjetit

Merr flakë makina në lëvizje pranë qendrës tregtare, personat brenda mjetit

Një automjet tip Volkswagen Passat në lëvizje e sipër  është përfshirë nga flakët në orët e mesditës në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare, në një zonë të populluar të Durrësit, duke shkaktuar panik te njerëzit.

Deri tani mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një difekt elektrik.

NJOFTIMI I POLICISE

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 01.06.2019, rreth orës 14:20, në lagjen Nr.4, Durrës , ka rënë zjarr në ecje dhe është djegur pjesërisht automjetin në pronësi të shtetasit D.B.,34 vjeç, banues në Arapaj.

Nga hetimet parpake dyshohet se zjarri ka qënë aksidental i shkaktuar nga një difekt elektrik.