Merr flakë makina në autostradën Tiranë-Durrës, zjarrfikësja në vendngjarje

145

Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë pak më parë në autostradën Tiranë Durrës.

Nga kjo ngjarje raportohet se nuk ka të lënduar.

Makina kishte tre persona në brendësi, shoferi dhe dy vajza.

Zjarri është fikur nga zjarrfikësja e cila ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes.

Deri tani nuk dihet shkaku nga se ka marrë flakë makina.