Ballina LAJME Merr 40 mln lekë gjobë, Arbër Çepani flet për represion nga pushteti

Merr 40 mln lekë gjobë, Arbër Çepani flet për represion nga pushteti

Aktivistit dhe ish-fituesit të reality show-t Big Brother, Arbër Çepani, i kanë vendosur në barin e tij një gjobë.

Kjo ka nxitur një reagim të  fortë nga ana e tij, teksa thotë se gjithë këto ditë kanë qenë të vështira për të dhe për familjen e tij.

Sikurse Çepani e shpjegon në një postim në Facebook, gjoba me vlerë 40 milionë lekë është në shkelje të çdo procedure të mundshme ligjore.

Ai shkruan në Facebook se ky represion ndaj tij vjen ngaqë ai ngriti zërin për problemet që ka vendi.

“Kjo vetëm sepse “UNË FOLA”! Kjo vetëm sepse në Shqipërinë tonë nuk duhet të egzistojnë njerëz të lirë, që flasim dhe mendojnë si njerëz të lirë! Ata që janë të veshur me kostumin e pushtetit duan të shohin vetëm njerëz të nënshtruar!” – shkruan mes të tjerash Arbër Çepani, i cili zbulon se do të çojë në gjykatë këtë gjobë tendencioze ndaj biznesit të tij.