Ballina SPORT Mercedes prezanton makinën e Botërorit 2019 të F1

Mercedes prezanton makinën e Botërorit 2019 të F1

Mercedes prezantoi së fundmi makinën e re, me të cilën pilotët Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas do të garojnë në Botërorin 2019 të Formula 1.

“Vit i ri, pamje e re, objektiv i njëjtë! Mirësevjen W10,” – ishin fjalët me të cilat u prezantua në daljen e saj.

Skuderia gjermane, e cila është kampione në fuqi ka ruajtur ngjyrën argjend, ndërsa ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në aerodinamikë.

Mesa duket i kënaqur me makinën e re është edhe Hamilton. “Mezi pres ta ngas për herë të parë këtë makinë. Me këtë makinë të quajtur W10 EQ Power+, skuderia Mercedes kërkon të lerë sërish pas rivalët më të mëdhenj të Ferrarit,” – ka komentuar kampioni i botës.