Mer flakë minibuzi në rrugën Kavajë-Plepa, frikësohen pasagjerët

59

Një minibuz ka marrë flakë në ecje në autostradën Kavajë-Plepa, afër hyrjes së qytetit të Kavajës.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Minibuzi me drejtues shtetasin L. D ka marrë flakë në anë të autostradës dhe zjarri kanë përfshirë pjesën e përparme tëtij.

Sipas Policisë, paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.

Sherbimet e zjarrfikses të cilat shkuan në vendngjarje bënë të mundur fikjen e zjarrit.