Mëngjes disi i freskët, por temperaturat rriten frikshëm gjatë ditës

18

Moti në vendin tonë vijon në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë kthjellime deri në orët e mesditës. Sipas MeteoAlb pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat malore por pa shi.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mbeten të larta në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 38°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.