Menduan se nuk do t’ia dilte, por Trump shërohet në kohë rekord, flet mjeku:Nuk është infektues për të tjerët

59

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, tha se Presidenti Donald Trump është testuar negativisht për Covid-19, për disa ditë rresht.

“Në përgjigje të pyetjes tuaj në lidhje me testet më të fundit të Presidentit COVID-19, mund të ndaj me ju se ai ka testuar NEGATIV, për disa ditë rresht, duke përdorur antigjen Abbott BinaxNOW”, shkroi Conley.

Ai tha se testet u morën “në kontekst me të dhëna shtesë klinike dhe laboratorike”.

Këto të dhëna shtesë, tha Conley, përfshinin “ngarkesën virale, ARN subgenomike dhe matjet e ciklit PCR, si dhe vlerësimin e vazhdueshëm të të dhënave të kulturës virale”.

Conley nuk tha qartë se çfarë lloji i testit ishte kryer.

Trump, i cili për herë të parë njoftoi se ishte test pozitiv të enjten, 1 Tetor, u shërua në një kohë rekord.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka zbuluar herën e fundit që Trump ka testuar negativisht para diagnozës së tij pozitive, duke ofruar justifikime të ndryshme për mbajtjen e këtij informacioni.

Trump nuk është “infektues për të tjerët”, shtoi Conley.