Mendoni se është vonë të diplomoheni 96 vjeç? Ky i moshuar italian do t’ju provojë të kundërtën

63

Nëse mendoni se është shumë vonë për t’u diplomuar në moshën 96 vjeçare, ky i moshuar do t’ju provojë të kundërtën.

Giuseppe Paterno është studenti më i vjetër në Itali. Ai ishte punëtor hekurudhash, por tashmë është i diplomuar për Histori e Filozofi.

Giuseppe u nderua maksimalisht nga universiteti, kjo edhe për shkak të moshës së tij.

Paterno nuk studioi kurrë, kur ishte i ri pasi nuk kishte mundësi ekonomike. Shkollën e mesme e përfundoi 31 vjeç, ndërsa të lartën 96.

“Thashë me vete o tani, o kurrë. Prandaj në vitin 2017 vendosa të regjistrohem në universitet. E kuptoja që ishte disi vonë për një diplomë trevjeçare por i thashë vetes, ta shoh a e bëj dot.

Nuk isha i sigurt, nuk e njihja mjedisin dhe as si mund të silleshin profesorët me një të moshuar”, ka thënë ai.