Mendoi se ishte hajdut, burri në SHBA qëllon gruan shtatzënë!

37

Një ngjarje tragjike me pasojë vdekjen ka ndodhur në SHBA, ku një burrë në Florida qëlloi për vdekje gruan e tij, për të cilën besonte se ishte një i huaj në shtëpi, thanë autoritetet.

Tragjedia ndodhi të mërkurën në 1:30 të natës, kur burri dëgjoi një zhurmë jashtë derës së dhomës së gjumit.

Ai tha për autoritetet se nuk ishte në dijeni se gruaja e tij nuk ndodhej në dhomë, dhe shkoi të kontrollonte me pistoletë.

“Ai pa një siluetë në korridor dhe qëlloi, por për fat të keq ishte gruaja e tij”, tha sherifi lokal.

Gruaja e tij që ishte gjashtë muajshe shtatzënë, u dërgua në spital. Aty doktorët e shpallën të vdekur por arritën të shpëtojnë beben e saj.

“Është një rast i skenarit më të keq. Dikush që beson se po mbron shtëpinë e tij, por qëllon për vdekje bashkëshorten,” tha zyra e sherifit duke refuzuar të publikonte emrat e autorit dhe viktimës.