Ballina BOTA Meksikë, gjenden 19 çanta me trupa të vdekur brenda

Meksikë, gjenden 19 çanta me trupa të vdekur brenda

Prokurorët në Meksikë thanë se janë duke hetuar zbulimin e 19 çantave të zeza, që janë gjetur në shtetin e Jalisco, i cili ndodhet në perëndim të vendit dhe njeh rritje të dhunës si pasojë e veprimit masiv të bandave.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Jalisco tha se ekspertët e mjekësisë ligjore ishin duke punuar për rastin dhe gjithashtu po shihet nëse viktimat ishin raportuar si të humbur prej familjarëve, shkruan Reuters.

Autoritetet gjetën çanta të enjten pranë një lumi në komunën e Ixtlahuacan de los Membrillos, rreth 41 km në jug të kryeqytetit të shtetit Guadalajara. Jalisco në vitet e fundit është shkatërruar nga karteli i ri Jalisco New Generation, një nga bandat më të fuqishme të drogës në Meksikë. Lufta mes bandave ka arritur në një nivel tepër të lartë në shtetin meksikan dhe ka dyshime se pikërisht rivaliteti mes bandave mund të ketë shkaktuar viktimat.