Mediat raportojnë:Sekretari i MB jep dorëheqjen, por Lleshaj refuzon ta firmosë

33

Prej ditësh në Ministrinë e Brendshme dyshohet se ka patur përplasje.

Mediat kanë raportuar se sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni Plarent Ndreca ka dhënë dorëheqjen, por ministri Lleshaj refuzon ta firmosë atë.

Dyshohet se shkak për konfliktet mes tyre është bëre çështja e tenderave të lëvruar nga institucioni i ministrisë. Veçanërisht tenderi për kapelet e punonjësve të policisë, ku vetëm një e tillë kushtonte 350 euro.

Raportohet se funksioni i sekretarit po kryhet nga Helena Pici, edhe pse ky informacion nuk është ende zyrtar.

Mëngjesin e të premtes dha dorëheqjen, edhe nëndrejtori i policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, me motivacionin e arsyeve personale.