Mediat raportojnë: Kryebashkiakes së Durrësit i është vjedhur makina, policia pa njoftim zyrtar

70

Roland Shahini bashkëshort i kryebashkiakes së Durrësit ka denoncuar në polici vjedhjen e automjetit të përdorur nga ai dhe e shoqja.

Bëhet fjalë për një model Audi A5 e cila ishte e regjistruar në emër të kompanisë “Mektrin Motors”, ku Shahini është administrator.

Kjo makinë përdorej nga kryebashkiakja Sako dhe i shoqi.

Nuk dihen ende të dhëna të mëtejshme në lidhje me këtë vjedhje, por nga policia nuk ka njoftim zyrtar.

Emirjana Sako u komandua si kryetare e Bashkisë së Durrësit pak muaj më parë, pas dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfajt, për arsye shëndetësore.