Ballina Stil / Modë Mediat portugeze: Dasmë në horizont për Cristiano Ronaldon

Mediat portugeze: Dasmë në horizont për Cristiano Ronaldon

Sipas mediave portugeze mesa duket ka një dasëm në horizont për lojtarin Cristiano Ronaldo. Mediat vunë në dijeni se futbollisti i njohur i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Georgina Rodriguez.

Sipas gazetës “Correio da Manha”, bukuroshja ka thënë po dhe tani ajo ka nisur provën për fustanin e nusërisë. Ndërkohë çifti aktualisht po jeton në Itali, duke qenë se Ronaldo ka lidhur kontratë me skuadrën e Seria A, Juventus,së bashku me vajzën e tyre një vjeçare, Alana Martin e ndërkohë Georgina po ndihmon gjithashtu në rritjen e tre fëmijëve të tjerë të tij.

Rikujtojmë se 23-vjeçarja u takua me futbollistin në qershor të vitit 2016 në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku punonte ajo dhe ku Cristiano shkoi për të blerë veshjet e verës dhe që nga ajo kohë ka treguar gjithnjë dashurinë dhe suportin ndaj partnerit të saj.

Ndoshta kjo është një nga arsyet e shumta të cilat e kanë shtyrë CR7 drejt hapit të martesës.