Ballina RAJONI Itali, mediat vendase: Kërkohet rinegocimi i huasë për pikturat e Da Vinçit

Itali, mediat vendase: Kërkohet rinegocimi i huasë për pikturat e Da Vinçit

Mediat italiane kanë reportuar sot se Italia kërkon të rinegociojë marrëveshjen e huasë për të gjitha pikturat e Leonardo da Vinçit në Luvër në 2019, me rastin e një ekspozite që shënon 500-vjetorin e vdekjes së tij.

”Leonardo është italian, Franca lidhet me figurën e tij vetëm në momentin e vdekjes. Dhënia hua në Luvër e këtyre pikturave do ta vendoste Italinë në plan të dytë në vazhdën e një ngjarje kaq të madhe kulturore,” – u shpreh sekretarja e shtetit për kulturën Lucia Borgonzoni për mediat, duke theksuar se kushtet e marrëveshjes së nënshkruar nga ish-ministri i kulturës Dario Franceschini ishin ”të papranueshme”.