Me thikë në dorë bërtiste ‘Allahu Ekber’, policia franceze e qëllon

27

Ngjarja ndodhi në stacionin e trenave “Saint-Lazare”, në Paris.

Policia franceze e ka qëlluar një person i cili kishte qenë i armatosur me thikë. Ai bërtiste “Allahu Ekber” dhe “Franca sundohet nga Shteti Islamik”.

Incidenti ndodhi pasi ai u ndalua për mosvendosje të maskës dhe më pas refuzoi që t’i zbatonte urdhrat e zyrtarëve të hënën në mbrëmje.

Burri më pas e nxori thikën dhe mësyu drejt katër policëve duke bërtitur “Allahu Akbar. Franca sundohet nga Shteti Islamik” para se të qëllohej dy herë në gjoks.

Ai ra mbi binarë dhe u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje kritike.

Sipas dokumenteve të identitetit që i janë gjetur në trup, i dyshuari është lindur në vitin 1974 dhe ka qenë i njohur për policinë shkaku i kërcënimeve e dhunës së mëhershme, por nuk ka qenë i njohur për shërbimet e inteligjencës.