Me shumë të shëruar se të infektuar nga COVID-19, viktima më e re një 35 vjeçar

81

Ministria e Shëndetësisë raportoi sërish sot se numri i të shëruarve është më i lartë se ai të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit nga 3012 testime janë shënuar 449 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit.

Sakaq, në 24 orët e fundit u regjistruan 589 të shëruar 2900 të vaksinuar.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 343 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça, të moshave 35-74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3012 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 449 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 132 raste në Tiranë, 36 raste në Korçë, 24 raste në Durrës, 21 raste në Berat, 20 raste në Shkodër, 17 raste në Fier, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Devoll, 10 raste në Kurbin, Pogradec, Gramsh, 9 raste në Malësi e Madhe, 8 raste në Kavajë, Vlorë, Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Krujë, Lezhë, Lushnje, Ura Vajgurore, 5 raste në Krujë, 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Peqin, Dropull, 3 raste në Delvinë, Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, 2 raste në Mirditë, Përmet, Vau i Dejës, Divjakë, Kuçovë, Vorë, Patos, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Tropojë, Selenicë, Belsh, Dibër, Bulqizë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,349 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Mars 2021)

Raste të reja ditore 449

Të shëruar në 24 orë 589

Të shtruar në spitale 343

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 3012

Testime totale 545,244

Raste pozitive 123,216

Raste të shëruara 88,349

Raste Aktive 32,675

Humbje jete 2192

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22357

Fier 2592

Durrës 1386

Vlorë 1272

Shkodër 1217

Gjirokastër 1250

Korçë 774

Lezhë 549

Elbasan 427

Kukës 355

Dibër 322

Berat 174