Me sasi lënde narkotike e municione në banesë, arrestohet 46 vjeçari/EMRI

82

Një 46-vjeçar nga Vlora është arrestuar sot nga policia.

Shkëlqim Isufaj u kap me sasi të ndryshme lëndësh narkotike dhe municion në banesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 9000 fara të bimës cannabis sativa, një sasi lënde narkotike cannabis në formë pluhuri, boçeje dhe çokollate, si dhe 196 fishekë.

Nuk dihet nëse në këtë veprimtari janë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.