Me “Porsche” e “Ferrari”, tre të rinj në Fier kundërshtojnë policinë!

45

Tre djem të rinj të cilët udhëtonin me makina luksoze kanë kundërshtuar policinë, duke bërë që të vihen në pranga.

Nën akuzën e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, u arrestuan A. M., 32 vjeç, F. M., 21 vjeç dhe T. Q., 47 vjeç, banues në Fier.

Ata akuzohen se mbrëmjen e së dielës, duke drejtuar automjetet tip “Porsche” dhe “Ferrari”, nuk i janë bindur punonjësve të policisë duke i kundërshtuar me dhunë dhe i kanë kanosur për shkak të detyrës.

Pas testit të alkoolit rezultoi se shtetasi A. M. drejtonte mjetin në gjendje të dehur.