Ballina Aktualitet Më pak vëzhgues në terren, Meta: Kriza politike largon donatorët e huaj

Më pak vëzhgues në terren, Meta: Kriza politike largon donatorët e huaj

Në votimet e 30 qershorit, KVV do të ketë më pak përfaqësues në terren. Gerta Meta thotë se kriza politike ka ndikuar në tërheqjen e bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë, çka ka sjellë dhe përgjysmimin e stafit të vëzhguesve vendas.

Meta: Është një situatë që është për herë të parë në Shqipëri, që nuk ka një mbështetje të vëzhgimit vendas. Kjo vjen si rezultat i sjelljes dhe performancës së partive politike që e kanë bërë komunitetin ndërkombëtare që të jenë të rezervuar në vendimmarrjen e tyre. Shoqata për Kulturë Demokratike do të ketë 22 vëzhgues afatgjatë. Në aksionin e madh të 2017 ne kishim rreth 1500 vëzhgues.

Madje Meta shprehet se paqartësia ka prekur çdo institucion dhe qytetar.

Meta: Kjo është një kosto që e ndjejnë votuesit sidomos, sepse ne shikojmë që qytetarët nuk po dinë kujt institucioni ti besojnë, sepse vazhdimisht tek qytetaret mesazhi që japin  politikanët është të respektohet ligji dhe institucionet. Ndërkohë që vetë ata nuk po e bëjnë këtë gjë. 

Për të vëzhguar votimet e 30 qershorit në KQZ janë regjistruar 195 vëzhgues ndërkombëtarë si dhe 135 përkthyes.