Me në xhep 87 doza kokaine, arrestohet shqiptari në Itali

49
Foto Ilustruese

Autoritetet italiane në Romë kanë arrestuar një 36-vjeçar nga Shqipëria.

Ai u ndalua me akuzën e shpërndarjes së kokainës në doza të vogla, kryesisht në Parioli të kryeqytetit italian.

Gjatë kotrollit nga policia, atij iu gjetën në xhep 87 doza kokaine.

Përveç drogës, policia italiane arriti që t’i sekuestronte edhe 2900 euro dhe 5 aparatë celularë, të cilët i përdornin për të kontaktuar me klientët.

Në total u kapën 331 gram kokainë e ndarë në 87 doza dhe 2900 euro që dyshohet se janë fituar nga aktiviteti kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here