Me në valixhe 30 mijë paund, policia i sekuestron shtetasit shqiptar paratë

34

Një qytetar shqiptar u përball me Policinë e Shtetit e cila i “përlau” më shumë se 40 milionë lekë të vjetra në valutë që ai kishte me vete.

Zbulini i parave erdhi në vijim të kontrolleve intensive dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë ushtruar kontroll ndaj pasagjerëve të linjës ajrore me itinenar lëvizjeje Luton-Rinas.

Kontrolli u bë konkretisht ndaj shtetasit Sh. Sh., 39 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar, 39-vjeçarit iu gjetën në valixhen e tij të dorës dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30 mijë paund britanikë ose 41 milionë lekë të vjetra.

Mësohet se 39 vjeçari nuk ka raportuar në avancimin shumën që po lëvizte. Sipas ligjit, nëse kalon kufirin me mbi 10 mijë euro, je i detyruar ti deklarosh në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para, nga ana e seksionit të ZMP-së u procedua penalisht shtetasi Sh. Sh., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.