“Më mirë të shkoj në burg se të rri me ty”, italiani thyen arrestin e shtëpisë, kërkon të shkojë në burg

230

Një burrë italian, banues në Crotone ka vendosur të thyejë arrestin shtëpiak për të shkuar vetë në qeli, raporton TGCOM.

Sipas asaj që raportojnë mediat, italiani vendosi të shkonte në burg sërish pasi nuk duronte dot gruan e tij me të cilën grindej vazhdimisht.

Ai i është drejtuar komisariatit më të afërt duke thënë:

“Më mirë të shkoj në burg sesa të rri në shtëpi me gruan time“

Kërkesa e tij u pranua dhe tashmë ai ndodhet në burg.