Dy persona janë arrestuar pasi në një lokal në Boriç i Madh, Shkodër, u konstatua se ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, si edhe shpërndahej drogë.
Në pranga kanë rënë 21-vjeçari me inicialet R. P, dhe 19-vjeçari me inicialet S. M, të dy nga Shkodra, si edhe u procedua në gjendje të lirë 33-vjeçari G. Sh.
Gjatë kontrollit të ushtruar, në lokal janë konstatuar një tavolinë pokeri, dy makineta të lojërave të fatit, çipsa dhe letra që përdoren për lojërat e fatit.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj personave që ndodheshin në ambientet e lokalit, shërbimet e policisë, shtetasit S. M. i kanë gjetur një sasi të vogël me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, ndërsa shtetasit R. P. iu gjet një sasi e konsiderueshme parash.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit u gjeten 9 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar: 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 1 tavolinë pokeri, 2 makineta të lojërave të fatit, çipsa dhe letra për lojën e pokerit, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.