Me katër klandestinë sirianë në mjet, bie në pranga një person/EMRI

42

Një person është vënë në pranga pasditen e sotme, në Gjirokastër.

Ai u kap duke transportuar katër klandestinë që kishin hyrë ilegalisht nga Greqia.

Raportohet se i arrestuari është Sajmir Muçajm, banues në Tepelenë.

Muçaj i transportonte emigrantët me automjet nga Gjirokastra, ku ata besohet se ishin futur ilegalisht, në drejtim të Shkodrës, teksa Shqipërinë e përdorin si vend tranzit.

Muçaj është arrestuar nën akuzë për favorizim të klandestinëve, ndërsa sirianët nesër do të rikthehen andej nga erdhën, për në Greqi.