Policia e Kukësit kap një 17-vjeçar me kallashnikov në krah.
Policia është njoftuar nga qytetarët se një adoleshent qarkullonte me armë zjarri.
Uniformat blu kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në drejtim të fshatit Shishtavec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar duke ecur shtetasin e mitur B. P. me kallashnikov në krah.
një burim policor i tha Noa.al se u desh ndërhyrje profesionale dhe me takt për të mos krijuar reagime apo dëmtime të palëve.
Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbatja pa leje”.