Me heroinë në makinë, gati për shitje, prangoset çifti i të rinjve

50

Dy të rinj janë vënë në pranga pas një operacioni në ndjekje të tyre, me dyshimin se kishin lënë narkotike.

Ata janë D. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, dhe  Xh. P., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sipas policisë, të dy po lëviznin me një makinë në të cilën kishte lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “OPEL”, me drejtues shtetasin D. R. dhe pasagjere shtetasen Xh. P., në pjesën e kasetofonit të automjetit, shërbimet e policisë kanë gjetur 2 qese plastike me lëndë të dyshuar heroinë, e përgatitur dhe ndarë në doza  gati për shitje,(15.2 gramë).

Po ashtu u gjet një shumë parash që dyshohet se i kanë përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe tre aparate celularë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.