Me fara kanabis me vete, arrestohet 38 vjeçari nga Vlora

131

Një 38-vjeçar nga qyteti i Vlorës është arrestuar në flagrancë me një sasi farash të dyshuara kanabis.

38-vjeçarit të identifikuar me inicialet E.F iu gjet një sasi farash të dyshuara kanabis gjatë kontrollit fizik.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. F., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “24 Maji”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi farash të dyshuar kanabisi.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.