Me disa precedentë penalë, arrestohet një person në Tapizë

20

Një 33-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim është arrestuar në një aksion policor të Policisë së Kurbinit dhe komisariatit 5 në Tiranë.

I riu, me inicialet A.L., nga Thumana, është vënë në pranga në Tapizë në operacionin e koduar “Ndjekja” dhe njihet si një person me precedentë të mëparshëm kriminal.

Gjithashtu, 33-vjeçari ka qenë person i shpallur në kërkim edhe nga Policia eKorçës, pasi në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, ka transportuar 14 shtetas të huaj, më qëllim kalimin e kufirit kundrejt pagesës.