Me 40 kg drogë, shqiptari arrestohet nga policia e Malit të Zi

82

Një shqiptar nga Malësia e Madhe është arrestuar nga autoritetet e Malit të Zi.

Ai është 26-vjeçari Muamer Bercaj, i cili tentoi të kalojë kufirin me 40 kilogramë drogë.

Policia e Malit të Zi thotë se i riu është vëzhguar për disa ditë dhe në momentin e transportimit të lëndës narkotike ai është ndaluar nga policia.

26-vjeçari ishte në shoqërinë e dy personave të tjerë, të cilët arritën të largoheshin brenda territorit shqiptar.