Me 4 kg kanabis, gati për shitje, arrestohet 32 vjeçari në Tiranë

37

Një person është vënë në prangat e policisë së Tiranës, i kapur me 4 kilogramë kanabis sativa.

I arrestuari është 32-vjeçari Desart Demaj, i cili u vu në pranga gjatë një kontrolli të policisë.

I dyshuari dyshohet se lëndën narkotike e kishte bërë gati për shitje.

Prangosja e tij u bë gjatë një kontrolli nga policia, ndërkohë që ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim.