Me 4.5 kg drogë në makinë gati për shitje, “Porosia” vë në pranga dy persona

54

Një operacion i policisë së Fierit i koduar “Porosia” ka vënë në pranga dy persona të kapur me drogë.

Pas një hetimi disa mujor, mbrëmjen e djeshme u finalizua operacioni policor i koduar gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i A. P., 50 vjeç dhe P. R., 55 vjeç, banues në Fier.

Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Rotondo e parkut”, Fier, të dyshuarit u kapën me automjetin tip “Honday”, duke transportuar 4.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, e paketuar, gati për shitje.

Dyshohet se lënda narkotike ishte dhënë porosi, por të dyshuarit nuk arritën që ta çonin në destinacion.

Ndaj tyre hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.