Me 15 doza me kokainë me vete, 23 vjeçari nga Tirana “kapet” në Dhërmi/EMRI

29

Një i ri është arrestuar nga policia pasi mbante me vete disa doza kokaine të cilat mendohet se i shiste në Dhërmi.

I arrestuari është identifikuar si Enea Qevani, 23 vjeç banues në Tiranë.

I riu u prangos në Dhërmi, pas një kontrolli fizik ku iu gjetën 15 doza kokainë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.