Ballina Showbiz McLaren prezanton uniken Speedtail 2019, modeli më i shpejtë dhe i fuqishëm

McLaren prezanton uniken Speedtail 2019, modeli më i shpejtë dhe i fuqishëm

Një makinë si asnjë tjetër. Një bashkim i pastër i shkencës dhe artit në formë automobilistike. Speedtail është makina më e efektshme aerodinamike dhe më e shpejta deri më sot e markës McLaren. Duke bashkuar nivele të pashembullta të inovacionit dhe elegancës për të krijuar një pikë referimi të re në dizajnin e automobilave, gjithashtu i ofron mundësi pronarëve të jashtëzakonshëm për personalizim me porosi.

Konfigurimi i saj ikonik prej tre vendesh, vendos në qendër skenarin e shoferit dhe dy pasagjerët mbrapa si një kryevepër e teknologjisë.

 

Kjo është hyrja e markës McLaren në Seria Ultimate. Ky është Speedtail 2019, modeli që do të vendoset në krye të gamës ultrasportive të McLaren-it,me një shpejtësi maksimale prej 400 km/h. Me një mori inovacionesh, dizenjimi minimizon të gjitha linjat e panevojshme.

Kjo krijon një skicë unike sa duket e ngjyrosur nga një formë e vetme. Një hijeshi minimaliste në kulmin e saj, e cila me simetri perfekte e hapësirë të pashembullt, vjen si një dashuri dixhitale që nga dizajni i materialeve e deri tek zemra e brendshme që është vendi i drejtimit. Janë prodhuar vetëm 106 njësi dhe të gjitha janë prenotuar, pavarësisht shifrës kushtuese prej dy milionë eurosh secila.