Ballina Aktualitet Mbyti bashkëshorten dy vite më parë, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për...

Mbyti bashkëshorten dy vite më parë, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Namik Velajn

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Namik Velajn, i cili mbyti bashkëshorten e tij rreth dy vite më parë.

Ndërkohë, për mjekun, Ilir Tanku, u kërkua 3 vite burg dhe 2 vjet heqje të së drejtës për të ushtruar profesionin e tij.

Kujtojmë se vrasja ka ndodhur në janar të 2017-ës, por 67-vjeçari u arrestua në mars të 2018, pasi vdekja e Verke Velaj, u raportua si natyrale, version i konfirmuar edhe nga mjeku Ilir Tanki, i cili është marrë i pandehur për shpërdorim detyre.

Sipas prokurorisë, kanë qenë familjarët e viktimës që kanë dyshuar për vdekjen e të ndjerës dhe kanë bërë denoncim në polici, pas 1 viti hetime, rezultoi se Namik Velaj, e kishte mbytur me duar bashkësborten dhe rreth qafës, kishte vendosur një shall për të fshehur shenjat e mbytjes.