Mbytet në det, 50 vjeçari nga Tirana/Emri

109

Bregdeti shqiptar vazhdon të marrë jetë njerëzish. Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot teksa nje 50 vjecar u mbyt te det.

Një turist është mbytur në plazhin e Qerretit, në Kavajë, rreth orës 18:00 të kësaj pasditeje.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Naim Tola, i moshës 50vjeç, me origjinë nga Tirana. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, por nuk ka mundur të mbijetojë.