Mbyllet numërimi i votave, Artan Hoxha shpallet rektor i Universitetit të Tiranës

56

Artan Hoxha, dekani i fakultetit të Drejtësisë i cili kandidoi për Rektor, për t’i marrë postin Mynyr Konit ka siguruar 54% të votave të pedagogëve dhe studentëve duke u bërë rektor i Universitetit të Tiranës. Hoxha do të jetë juristi i parë në karriken e rektorit të Universitetit më të rëndësishëm në vend!

Por si ishin rezultatet e votave?

Mësohet se Artan Hoxha ka marrë 348 vota nga pedagogët dhe stafi akademik

Prof.Dr Kozeta Sevrani nga fakulteti i Ekonomisë ka siguruar 122 vota.

Mimoza Hazifi nga Fakulteti I Shkencave të Natyrës ka siguruar 176 vota.