Mbyllet tregu i fruta-perimeve në Durrës, indinjohen tregtarët

96

Tregu i fruta-perimeve në qytetin e Durrësit është mbyllur. Mësohet se tregtarët nuk janë lënë të hapin mallrat e tyre sot, pasi autoritetet kanë vendosur shpërndarjen e tyre në tre pika: hapësira të mëdha tek sheshi i stadiumit, ai te ‘Mauzoleu i Dëshmorëve’ si edhe te shkolla e Muzikës. Shkak për këtë është bërë mosndërgjegjësimi nga ana e qytetarëve, që grumbulloheshin në tezga krejtësisht të pashqetësuar nga koronavirusit.

Vendimi është kundërshtuar nga tregtarët, të cilët kërkojnë të ushtrojnë aktivitetet e tyre në atë vend. Ata kanë ngritur shqetësimin se e kanë të pamundur për të transportuar produktet në këto hapësira