Ballina Aktualitet Mbyllet gara për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, KED publikon listën e...

Mbyllet gara për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, KED publikon listën e 13 kandidatëve

Pas hapjes së procedurës për përzgjedhjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën me dije se për këtë pozicion kanë aplikuar 13 kandidatura.

Midis kandidaturave është edhe Genci Gjonçaj që ka përfaqësuar Partinë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

KED, pasi ka administruar dokumentacionin e kandidatëve që kanë shprehur interes për këtë pozicion, bën publike listën e kandidatëve si më poshtë:

  1. Altin Hazizaj
  2. Artur Malaj
  3. Artur Metani
  4. Elira Kokona
  5. Eris Hysi
  6. Ferdinand Caka
  7. Genci Gjonçaj
  8. Genci Ismaili
  9. Klodian Rado
  10. Lefteri Lleshi
  11. Marsida Xhaferllari
  12. Mimoza Qinami
  13. Suzana Frashëri